Bërryli nga Kasami, Mandzukiç humbet Juven?
Pëlqej
Telashe në sulm për Atletico Madrid. Mario Mandzukiç mund të mungojë dy javë për ekipin e Diego Simeones pas goditjes që pësoi në hundë në sfidën e Champions League ndaj Olympiacos-it, pas një përplasje me Pajtim Kasamin. Futbollisti i'u nënshtrua një operiacioni kirurgjikal dhe mendohet se nuk do të jetë në gjendje të luajë për dy javët e ardhshme.

Dhe në momentin e rikthimit të tij kroati do të jetë i detyruar të mbajë të veshur një maskë.

Mandzukiç do të mungojë në dy takimet që do të ketë në Primera Division ndaj Celta Vigos këtë fundjavë dhe Almerias javën e ardhshme por mund të mungojë edhe në sfidën e rradhës në Champions League kundër Juventusit.

Duke qenë se është sulmuesi i vetëm i mirëfilltë te "Los Colchoneros" zëvendësimi i tij mendohet se nuk do të jetë i lehtë nga ana e trajnerit argjentinas, që me shumë gjasa do të aktivizojë një mes Raul Jimenezit ose Raul Garcias. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori