Besiktas, 1 milion € për kokë nëse kalohet Arsenali
Pëlqej
Nuk ka stimul më të mirë sesa paraja, aq më shumë kur bëhet fjalë edhe për një profesion dëfryes siç është futbolli. Sot, klubi turk i Besiktas do të kërkojë rikthimin në Champions League, pasi do të presë në shtëpi anglezët e Arsenalit. Edhe pse sfida nuk është ndër ato më komodet, ndër më të lehtat, presidenti i klubit nga Stambolli ka ditur t’i ekzaltojë lojtarët e drejtuar nga Slaven Biliç.

Fikret Orman ka vënë në dispozicion 1 milion euro për çdo futbollist, nëse Besiktas bën mrekullinë e shumëpritur, të mundë në 180 minuta Arsenalin dhe të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions League. /albeu.com/



Shtuar më 19/08/2014, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori