"Bisha" e Romës gati për Barcelonën
Pëlqej
Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan me dëmtimin epësuar disa ditë më parë "terrorizoi" kampion romak se do mund të mungonte kundër Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale për Champions League.

Por jo, është vetë belgu që siguroi tifozët se do të jetë në fushë për ndeshje e madhe dhe decizive kundër katalansve.

"Jam mirë," siguroi Nainggolan, duke folur me tifozët në aeroport.

"Përndryshe unë nuk do të udhëtoja drejt Barcelonës."

Ai ishte në dyshim për t'u aktivizuar për shkak të një dëmtimi që mori pak ditë më parë, por për fat të mirë do të jetë gati. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori