Boateng dhe Farfan, optimistë ndaj Realit
Jefferson Farfan dhe Kevin-Prince Boateng, dy nga yjet e Schalke 04, janë treguar optimistë mbi përballjen e dyfishtë me Real Madrid në 1/8 e Champions League. Peruani dhe ganezi pranojnë se skuadra madrilene është superiore në letër ndaj ekipit të tyre, por kanë besim se do të bëjnë mrekullinë duke kaluar në turin tjetër.

"Sigurisht që Reali është favorit pasi ka një lojtar si Cristiano Ronaldo, por në fushë do të jemi 11 kundër 11", tha Farfan mbi përballjen e dyfishtë (26 shkurt në Gelsenkirchen dhe 18 mars në "Santiago Bernabeu").

Nga ana e tij, Boateng garantoi se Schalke "po zbavitet në fushë dhe të gjithë duan zotërimin e topit". "E ndjejmë që mund të fitojmë ndaj kujtdo, jemi më të përqendruar dhe po e shijojmë lojën tonë", tha ish-futbollisti i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori