Boateng: Isha me fat që shënova
Pëlqej
Goli i Jerome Boateng në minutën e fundit të sfidës i dha tri pikë me shumë vlerë Bayern Munchen përballë rivalit më të fortë të grupit, Manchester City-t. Formacioni i Pep Guadiolës kishte dështuar deri në ato momente për të mposhtur një Joe Hart në formë të shkëlqyer, por portieri i Citizens nuk mund të bëntë asgjë në fund të takimit, teksa topi i goditur nga Boateng u devijua.

Mbrojtësi i bavarezëve e pranon se pati shumë fat, por kjo tashmë pak rëndësi ka, ai i gëzohet suksesit të parë në Champions League.

"Në atë situatë që i krijua topi po qëndronte në ajër ndërsa unë po prisja në krah me shpresën se do të vite tek unë. Isha me shumë fat, sepse topi erdhi pikërisht drejt meje. E godita dhe topi përfundoi në rrjetë. Thjesht jam shumë i lumtur që i dhashë fitoren Bayernit", është shprehur Boateng.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Boateng nxitoi të ngushëllonte Joa Hart, që pavarësisht pikëllimit për humbjen, beson se kampionët e Anglisë mund t’i fitojnë të gjitha takimet e mbetura, madje duke mundur edhe Bayernin, për të siguruar vendin e parë në grup. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori