Borussia, Gundogan: Duhet të shënojmë në Torino
Tri fitore radhazi në Bundeligë, Borussia Dortmund nuk i kishte arritur më parë në këtë sezon. Kjo seri pozitive erdhi në një moment shumë delikat për verdhezinjtë, që vetëm pak javë më parë mbanin vendi e fundit në kampionat. Për më tepër, këto 9 pikë e kanë rritur besimin te skuadra e Jurgen Klopp para përballjes me Juventusin në Champions League.

Ilkay Gundogan, autor i golit të dytë të Dortmundin në fitoren 3-2 në transfertë me Stuttgartin, shënjestron kualifikim në cerekfinale të turneut më prestigjioz për klube, kur verdhezinjtë kanë ruajtur vazhdimësinë në lojëra dhe rezultate.


"Në tre ndeshjet e fundit në Bundesligë kemi patur më shumë besim te vetja dhe shpresojmë që këtë ecuri pozitive ta ruajmë edhe në Champions League, ku në këtë sezon gjithmonë kemi dhuruar performamca të mira. Sigurisht që Juventusi mbetet një kundërshtar shumë i fortë. Në këtë kompeticion nuk ekzistojnë ndeshjet e lehtë. Fakti që sfidën e dytë e luajmë më shtëpinë tonë mund të jetë avantazh për ne", ka thënë turko-gjermani.

24-vjeçari ecën me llogari në Champions, nëse Borussia arrin të shënojë në Torino, do të ketë më shumë shanse për t'u kualifikuar.

"Championsi është ndryshe nga Bundesliga. Duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtje. Nëse arrijmë të shënojnë në Torino, do të jemi në pozita të mira në ndeshjen e kthimit", vijoi Gundogan. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2015, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori