Capello paralajmëron Realin: Juventusi ka cilësi
Fabio Capello paralajmëron Real Madridin për forcën e Juventusit. I intervistuar nga "AS", ish tekniku i "Los Blancos" dhe bardhezinjëve shprehet se sfida e së mërkurës në "Santiago Bernabeu" nuk do të jetë aspak e lehtë për djemtë e Carlo Ancelottit pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë.

"Rezultati 2-1 le gjithçka të hapur, por kujdes pasi Juventusi ka futbollistë të mirë, është shumë solid dhe e di se çfarë do të bëjë. Ancelotti ka shumë kualitete në dispozicion, por mungesa e Modriç ndjehet shumë", ka thënë Capello, përcjell Portali Albeu.

Përsa i përket vendosjes së Sergio Ramos në mesfushë, "Don Fabio" shprehet: "Çdo trajner e di se çfarë duhet të bëj[. Carlo i stërvit lojtarët dhe flet me ta çdo ditë". /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2015, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori