Catania: Edgar Çani nuk largohet
Pëlqej
Edgar Çani do të jetë pjesë e Catanias gjatë sezonit të ardhshëm, pavarësisht zërave të shumtë në merkato mbi një transferim të mundshëm te skuadra të tjera të Serie B. Për t’u vënë një e herë e mirë kapak spekulimeve mediatike mendon Administratori i Deleguar u klubit siçilian, Pablo Cosentino, teksa u pyet mbi shitjen e mundshme të shtatlartit shqiptar.

Sipas tij, në asnjë moment nuk është menduar shitja e Edgar Çanit, pavarësisht interesimit të skuadrave të ndryshme të Serie B dhe dëshirës së trajnerit Mauricio Pellegrino për të afruar një sulmues tjetër.

Cosentino është kaq i bindur për qëndrimin e Çanit, sa nuk dëshiron as t’i komentojë zërat e merkatos. Mungesën e 25-vjeçarit në sfidat miqësore të fazës përgatitore drejtuesi i Catanias e justifikoi me faktin se ka zhvilluar stërvitje atletike të personalizuar.

Sezoni i kaluar nuk ka qenë pozitiv për Çanin, që u dha në formën e huazimit te Carpi dhe Bari, skuadra me të cilat u aktivizua në 30 ndeshje dhe shënoi vetëm 5 gola. Rënia e formës gjatë dy viteve të fundit është reflektuar me humbjen e vendit në kombëtare, pasi Gianni De Biasi e ka bërë të qartë se nuk mund t’u besojë futbollistëve që u mungojnë minutat në këmbë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori