Celtic-Barça, formacionet e mundshme
Pëlqej
Pas një serie fitoresh rekord në Primera Division (7 fitore në 7 ndeshje) Barcelona e Tata Martinos rikthehet në Champions League. Pa yllin e saj Lionel Messi Barça ndodhet në Glasgow ku sot në 20.45 do të luajë sfidën e dytë në grupe kundër kampionëve skocezë Celtic.

Trajneri vendas pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion me atë që luajti në ndeshjen e parë kundër Milanit (ku u mund 2-0), përveç majës së sulmit ku pritet të luajë Pukki.

Nga ana tjetër Martino hedh të njëjtin formacion që ka luajtur edhe javët e fundit në kampionat përveç Messit, i cili do të zëvëndësohet nga Cesc Fabregas. /albeu.com/

Formacionet e mundshme:

CELTIC (4-4-1-1): Forster; Lustig; Ambrose; Van Dijk; Izaguirre; Matthews; Brown; Mulgrew; Samaras; Commons; Pukki. Tr. Lennon

BARCELONA: (4-3-3) Valdes; Alves; Pique; Mascherano; Adriano; Busquets; Iniesta; Xavi; Cesc; Neymar; Pedro. Tr. Martino
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:01
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Barcelona në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori