Champions 2016, finalja në "San Siro"
Pëlqej
Lajmi që qarkullonte prej kohësh, duke parë kandidaturën më bindëse atë të qytetit italian, është konfirmuar nga trupa qeverisëse e futbollit europian, UEFA, gjatë një takimi të Komitetit Ekzekutiv të saj, në Nyon të Zvicrës.

Kjo e vitit 2016 do të jetë e katërta herë që qyteti verior i Italisë dhe stadiumi "San Siro" do të presin finalen e një kompeticioni si Champions League, pas atyre të zhvilluara në vitet 1965, 1970 dhe 2001. Ndeshja është parashikuar të luhet më 28 maj 2016.

Milano do të jetë pasardhësi i Berlinit, pasi në kryeqytetin gjerman do të zhvillohet finalja e kompeticionit më madhor për klube për këtë sezon, që do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, finalja e Europa League, gjithnjë për sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në qytetin zvicerian të Baselit.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, njoftoi gjatë të njëjtit takim edhe vendin ku do të luhet Superkupa e Europës, në Trondheim të Norvegjisë.

Europa League dhe Superkupa gjatë vitit 2016 do të luhen respektivisht më 18 Maj dhe 9 Gusht. /
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori