Champions-i i parë pa Ronaldon? Asnjë problem për Lopeteguin
Pëlqej
REal Madrid ditën e nesërme do të përballet me Romën për ndeshjen debutuese në Champions LEague për këtë sezon.

MAdrilenët do të luajnë për herë të parë në këtë kompeticion pa yllin Cristinao Ronaldo që nga viti 2009,

Por mesa duket trajneri i Realit, Julen Lopetegui nuk e vë re aspak mungesën e Roanldos.

Ai analizoi situatën në ekipin e tij para fillimit të garës europiane.

Përjetimet para premierës: “Krenari dhe përgjegjësi, sepse Real Madridi ka synime maksimale në të gjitha garat. Pastaj, të gjithë e dini se kur bëhet fjalë për Champions ka më shumë entuziazëm. Ne do të përpiqemi ta nisim kompeticionin me këmbën e djathtë”.

Champions-i i parë pa Ronaldon: “Ne përqendrohemi vetëm tek lojtarët tanë. E duam triumfin dhe jemi gati të luftojmë për gjithçka. Jemi të bindur se do të bëjmë një turne të shkëlqyer, me gjithë dashurinë për lojtarët që kanë qenë këtu. Ne fokusohemi te lojtarët që janë aktualisht pjesë e Real Madridit”./albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori