Champions League, Xavi barazon Raul Gonzalez

Iker Casillas - 143 ndeshje
Xavi Hernandez ka barazuar Raul Gonzalezin në krye të renditjes së lojtarëve me më shumë ndeshje në fazën finale të Champions League pasi mesfushori spanjoll ishte në formacionin e Barcelonës për ndeshjen e parë të grupeve që katalanasit luajtën ndaj qipriotëve të APOEL Nicosias.

Për mesfushorin katalanas, kjo ishte ndeshja e 142, aq sa ka grumbulluar ish-sulmuesi i Real Madrid.

Por, nëse do të marrim parasysh edhe ndeshjet në fazat Play-Off, renditjen për më shumë ndeshje të luajtura në Champions League e kryeson uellsiani Ryan Giggs. Ish-mesfushori i Manchester United ka luajtur 151 takime.

Xavi e ndjek nga afër me 148 ndeshje, Rauli renditet në vendin e tretë me 144 ndeshje, ndërsa në vend të katërt pozicionohet Iker Casillas me 143. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori