Champions, Messi: Dua finalen e Berlinit
Pëlqej
Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka fiksuar një takim për 6 qershorin e ardhshëm, dëshiron të jetë në fushë në Berlin ku do të zhvillohet finalja e Champions League për sezonin 2014-2015. Që prej finales së "Wembley" në vitin 2011 ku mposhti Manchester United, skuadra katalanase nuk i ka shkuar më deri në fund kompeticionit më madhor për klube, dhe ta bëjë një gjë të tillë gjatë këtij sezoni është objektivi kryesor i argentinasit por edhe i skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

"Objektivët tanë në çdo sezon nuk ndryshojnë. Të fitojmë trofe dhe të shfaqim një futboll të bukur është kjo ajo c’ka dëshirojmë. Sezonin e kaluar dështuam dhe nuk duam që të përsëritet dicka e tillë", është shprehur katër herë fituesi i "Topit të Artë".

Me një përforcim të madh në skuadër si Luis Suarez, Barcelona dhe Messi kërkojnë të hedhin pas krahëve dështimet e tre sezoneve të fundit në Champions League. Në Championsin e fundit blaugranat u eliminuan në çerekfinale nga Atletico Madrid që më pas u thye në finalen e madhe të Lisbonës nga Real Madrid.

"Ne nuk do të kërkojmë hakmarrjen për dështimin e sezoneve të fundit në Champions por thjeshtë dëshirojmë të luajmë sërish në një finale të kompeticionit të kampionëve. Këtë sezon do ta provojmë sërish për të mbërritur deri në fund të turneut me shpresën se mund të jemi ne ata që mund të ngrejmë lart trofeun në Berlin. Për të na dhënë një dorë në këtë objektiv tonin në skuadër ka mbërritur Luis Suarez, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që do të na ndihmojë shumë. Me të do të jemi edhe më të fortë si skuadër por mbi të gjitha do të kemi më shumë opsione në sulm2, përfundoi Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori