Champions, Real dhe Liverpool luajnë në "Elbasan Arena"?
Pëlqej
Champions League në Shqipëri, me Real Madrid dhe Liverpoolin që luajnë në "Elbasan Arena" duket si një hipotezë shumë e bukur për të qenë e vërtetë por kur e thotë presidenti i Ludogoretsit, hipoteza nuk shfaqet si një fantazi. Skuadra bullgare që u kualifikua në mënyrë dramatike në fazën e Champions League, me një mbrojtjës që bëri rolin e portierit duke pritur dhe dy 11-metërsha është në hall pasi nuk po gjen për momentin një stadium, për shkak se stadiumi i qytetit të tyre nuk i plotëson kushtet e Uefa-s.


Në një intervistë të dhënë fill pas shortit, numëri një i kampionëve të Bullgarisë, Kiril Domushiev ka pohuar se nëse Uefa nuk lejon zhvillimni e takimeve as në Sofje, atëherë mund të marrë në shqyrtim mundësin për t’i luajtur ndeshjet në Shqipëri. Domushiev nuk përmendet emër konkret, por i vetmi stadium që mund t’i plotësojë kushtet e UEFA-s për ndeshje në këtë fazë të Champions është "Elbasan Arena" dhe ky për momentin në fazë rikonstruksioni dhe që pritet të përfundojë me datë 4 tetor.

Problemi i vetëm është se ndeshjen me Realin si pritëse, Ludogorets do ta luajë më datë 1 tetor, 3 ditë përpara sesa mendohet që do të jetë data e inagurimit të stadiumit të rikonstruktuar të Elbasanit. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori