Chelsea deklason Steaua Bucurestin (VIDEO)
Pëlqej
Chelsea ka deklasuar skuadrën e Steaua Bucurestit në Arena Nationala duke i shkaktuar një humbje tl thellë me rezultat 4-0.

Goli i parë erdhi nga Ramires në minutën e 20-të, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë Daniel Georgievski shënoi autogol (44’) duke çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 55-të, pas një asistimi të Oscar, Ramires shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Chelsea.

Rezultatin përfundimtar e shënoi Frank Lampard në minutën e 90-të.

Në ndeshjen tjetër në Grupit E, Schalke ka mposhtur Baselin me golin e Julian Draxler (54’).

Pas xhiros së dytë, këtij grupi i prin Schalke me gjashtë pikë pas dy xhirosh, ndërsa Chelsea dhe Baseli kanë nga tri pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 00:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori