Chelsea del në shitje, por Abramovich kërkon shumën marramendëse
Pëlqej
Pronari i Chelsea, Roman Abramovich dita ditës po i shtohen problemet me ligjin në disa vende të Europës.

Që prej Janarit ai nuk ka mundur të futet në Londër për shkak të problemeve me vizën e tij dhe vetëm para 4 muajsh u anullua viza e tij nga shteti i Britanisë së Madhe.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Abramovich është shpallur "person i rrezikshëm" edhe në Zvicër, shtet ky ku manjati rus operon me disa biznese.

I gjendur në këtë situatë sipas mediave britanike, Abramovich ka menduar që ta shesë klubin e Chelseas në mënyrë që të mbyllë problemet e tij.

"Bloomberg" shkruan se Abramovicmë parë ka refuzuar një kërkesë blerje prej

Abramovic tashmë ka refuzuar një ofertë prej 2.57 miliardësh eurosh, ndërsa pret ofertë deri në tre miliardë.

Refuzimi i ofertës ka bërë bujë, pasi që do të ishte një shitje rekorde për një klub sportiv.

Abramovich preferon të presë deri në fillim të vitit të ri për ta shitur klubin dhe për këtë është këshilluar nga Raine Group LLC, kompania e Nju Jorkut që ndihmon në menaxhimin e shitjes .

Kujtojmë se Abramovich e bleu Chelsean në vitin 2003 për 156.69 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori