Chelsea fiton Uefa Youth League (VIDEO)
Është Chelsea skuadra fituese e Champions Leagues së të rinjëve. Shkoi për londinezët trofeu i edicionit të dytë të Youth League pasi 19 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Adi Viveash mposhtën 3-2 në finale ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Në sfidën e zhvilluar në Nyon të Zvicrës në praninë edhe të presidentit të UEFA-s, Michel Platini, protagonisti kryesor rezultoi kapiteni i të rinjëve të Chelsea-it, Brown që realizoi një dygolësh, vlen të përmendet edhe paraqitja e sulmuesit 17-vjeçar Solanke autori i një goli por që gjatë këtij sezoni është grumbulluar në disa raste në skuadrën e parë nga Mourinho.

Solanke u shpall gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turneut me 12 finalizime. Për ukrainasit shënuan Christensen dhe Kovalenko. Chelsea shkurërozoi në këtë mënyrë Barcelonën që kishte trimufuar vitin e kaluar dhe bëri këtë duke shkëlqyer.

"Blutë" e mbyllën kompeticionin me 36 gola të realizuar ndërsa Chelsea më herët kishte eliminuar nga turneu skuadra të tilla si Zenit, Atletico Madrid dhe Roma. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori