Borussia Dortmund i ka të gjitha mundësitë për të ngritur në qiellin e Londrës trofeun e Champions
League. Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë, Marco
Reus nuk ka dyshime për aftësitë dhe kapacitetet e skuadrës së tij, duke i dhënë një sinjal të qartë Malagas në prag të ndeshjes së parë çerekfinale.
"Nuk kam asnjë dyshim se ne mund të triumfojmë në këtë eveniment. E
besoj këtë sepse bazohem në ecurinë pozitive që kemi deri në këtë pikë dhe nëse kualifikohesh deri në çerekfinale kjo tregon se ke edhe mundësitë reale për të
fituar. Tani gjithçka është e mundur. Malaga është një skuadër e mirë dhe
besoj se kjo sfidë do të vendoset nga detajet e vogla", u shpreh talenti gjerman.
Në vijim, sulmuesi 23-vjeçar zbulon dëshirën për të luajtur në finale e Londrës, qytet ku nuk ka shkelqur asnjëherë si futbollist i një skuadre.
"Nuk kam luajtur asnjëherë në Londër dhe nuk do të ishte keq sikur të shkoja si finalist", përfundoi
Reus.
Në përfundim të intervistës,
Reus hodhi poshtë zërat e merkatos, duke u shprehur se ndihet mirë te Borussia Dortumd, skuadër që e kosnideron si një më të mëdhatë e kontinentit. Ai shton gjithashtu se kontrata e tij është 5-vjeçare dhe planifikon që të qëndrojë sa më gjatë në "Signal Iduna Park" për të
fituar sa më shumë trofe. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 14:54