Çmendet Guardiola, nuk e shet lojtarin për 250 milion euro
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka ngritur shumë skuadrën që nga ardhja e tij.

Ai duket se ka një marrëdhënje shumë të mirë me stafin e Cityt gjithashtu edhe me lojtarët.

Guardiola së fundmi ka thurur elozhe për mesfushorin belg Kevin de Bruyne duke thënë se është një lojtarë i mrekullueshëm.

Madje ai ka refuzuar që ta shesë, De Bruyne për një shumë marramendëse prej 250 milion eurove.

“Jorge Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë [De Bruyne] për 250 milionë euro, i thashë jo. Në Angli lojtarët nuk kanë klauzola lirimi”, tha Guardiola.

Kjo shumë do ta bëntë automatikshit belgun, lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohrave, ku stafetën e mban Neymar me 222 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori