Çmendet Welbeck "tris" Gallatës (VIDEO)
Arsenali është treguar i pamëshirshëm përballë Galatasarayt në Emirates duke e mposhtur me rezultat 4-1.

Sulmuesi anglez krijoi epërsi të dyfishtë për ekipin e Arsene Wenger (22’ dhe 30’).

Në fraksionin e parë, Topçinjtë shënuan edhe një gol, ndërsa realizues ishte transferi tjetër i ri, Alexis Sanchez (41’).

Në gjysmën e dytë, Danny Welbeck e kompletoi het-trikun në minutën e 52-të.

Në vazhdim të lojës, Wojciech Szczesny, mori karton të kuq dhe shkaktoi penalti. Burak Yilmaz u tregua i saktë nga pika e bardhë (63’).

Borussia Dortmundi e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Grupin D duke mposhtur Anderlechtin e Besnik Hasit me rezultat 3-0.

Ciro Immobile (3’) dhe Adrian Ramos (69’ dhe 79’) ishin realizuesit e golave.
Shtuar më 01/10/2014, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori