Conte: Do doja të evitoja Galatasaray
Pëlqej
Antonio Conte i druhet Galatasaray-t, madje më shumë i druhet Roberto Mancinit. Në koferencën për shtyp përpara sfidës me kampionët e Turqisë e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, trajneri bardhezi shpjegon arsyet përse do të dëshironte të mos përballej në këto momente me Mancinin.

"Do të preferoja të evitoja këtë përballje pasi do të na krijojë probleme. Me ardhjen e tij nuk do të kemi pika referimi të taktikës së turqve dhe kjo e bën më të vështirë sfidën. Jam i kënaqur për Mancinin edhe pse do të më pëlqente të evitoja sfidën me të. Kam parë ndeshjen e Galatasaray me Real Madrid dhe turqit nuk meritonin atë humbje të thellë 6-1. Luajtën mirë në pjesën e parë dhe meritonin të kalonin në avantazh. Por ajo ndeshje nuk duhet të na gënjejë pasi duhet të jemi të kujdesshëm", deklaroi në konferencën për shtyp Antonio Conte.

Më pas trajneri i bardhezinjve ndalet mbi formacionin titullar por edhe në analizimin e gjendjes së disa futbollistëve.

"Kam një dyshim përsa i përket formacionit. Akoma nuk kam vendos se kush do të luajë në mesfushë pasi ka futbollistë që duhet të pushojnë. Pogba është në gjendje të jashtëzakonshme, Marchisio vjen nga dëmtimi dhe ndoshta ka nevojë për pushim. Ndërkohë Vuçiniç është rikuperuar dhe do të shoh vetëm përpara ndeshjes nëse do të luajë nga fillimi", vijoi tekniku bardhezi.

Në fund Conte nuk lë pa përmendur polemikat e derbit duke bërë dhe një ftesë për publikun bardhezi.

"Nuk kam asgjë për të shtuar. Në dy vite me Juventusin kemi fituar dy tituj kampion, dy Superkupa të Italisë dhe duket që jam kthyer në një katalizator për të gjithë, edhe kur them gjëra banale të bazuara mbi faktet. I bëj thirrje tifozëve të Juventusit të jetë futbollisti i 12, t’i dëgjojmë ne dhe kundërshtarët", përfundoi Antonio Conte. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori