CR7 dhe Messi "kërcënojnë" Raul-in (FOTO LAJM)

Raul - 71 gola
Pëlqej
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kërcënojnë Raul Gonzalezin. Legjenda e Real Madrid qëndron prej viteesh në majën e kryegolashënuesve të Champions League me 71 gola të realizuar me fanellën "Los Blancos" dhe Schalke 04, por me golin e djeshëm ndaj Baselit portugezi ka shkuar në kuotën e 68 golave dhe duke ditur rendimentin e tij në një sezon ky rekord duket mëse i thyeshëm.

Por Ronaldo duhet të ketë kujdes edhe nga Lionel Messi. Ylli i Barcelonës numëron 67 gola dhe sot do të jetë në fushë përballë një kundërshtari modest si Apoel Nicosia.

Diferenca e dyshes më të mirë në botë me vendet e tjera është shumë e madhe. Pas Messit vjen Van Nistelrooy me 56 gola, Henry me 50 dhe Di Stefano me 49.

Top 10 mbyllet me Eusebio 46, Inzaghi 46 dhe Drogba 42. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori