Cristiano: I lumtur për përballjen me Liverpool-in
Pëlqej
Shorti mbetet short dhe para së gjithash për skuadrat pjesëmarrëse nevojitet përherë fat. Shorti i Champions League-s i hedhur dje në Monte Carlo përgjithësisht ishte një short i favorshëm për klubet kryesore të kontinentit, sidoqoftë shorti i fazës së grupeve si zakonisht sjell reagime të ndryshme nga drejtuesit, trajnerët apo dhe vetë futbollistët që pak a shumë këmbëngulin që të gjithë në faktin se në Champions nuk ka short të lehtë por që të gjitha ndeshjet duhen vlerësuar maksimalisht.

Real Madrid është skuadra kampione në fuqi dhe këtë herë për klubin madrilen foli golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar Cristiano Ronaldo, që në Principatë mposhti konkurrencën e dy futbolistëve të Bayern Munchen Manuel Neuer dhe Arjen Robben, duke u shpallur si "Lojtari i VititUEFA" për sezonin 2013-14.

"Do të jetë vërtet bukur, sidomos për faktin se do të ndeshemi me Liverpoolin. Kurrë nuk kam luajtur aty me fanellën e Realit. Liverpooli ka një stadium shumë, shumë të vështirë por ne jemi Real Madrid kështu që do të përpiqemi të fitojmë takimin", është shprehur ylli portugez i "Los Blancos", Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori