Cristiano Junior dhuron spektakël, gol në "trekëndësh" (VIDEO)


Pas përfundimit të ndeshjes miqësore Portugali-Alegjeri, Cristiano Ronaldo bashkë me të birin kanë zbritur në fushë dhe kanë vazhduar të dhurojnë spektakël për tifozët.

Ashtu si i ati edhe Cristiano Junior duke se ka një dashuri të madhe për futbollin dhe talenti nuk i mungon, pasi shumë herë është parë në fushën e blertë duke bërë manovra me topin.

Edhe gjuajtja që bëri në përfundim të ndeshjes Portugali-Algjeri ishte mjaftë e bukur, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës gjë të cilën edhe futbollistët profesionistë e kanë të vështirë ta bëjnë. /albeu.com.







Shtuar më 08/06/2018, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori