Cristiano Ronaldo, goleadori i Champions League
Pëlqej
Me golin e shënuar ndaj Baselit në debutimin sezonal në Champions League, Cristiano Ronaldo vijon të shtojë rekorde në koleksionin e tij. Numri 7 i "Los Blancos" është tashmë futbollisti që ka shënuar më shumë në një sezon të Champions League, (me 17 finalizimet e realizuara vitin e kaluar), është futbollisti që ka shënuar më shumë në kompeticionin madhor përgjatë një viti kalendarik, (15 gola në 2013-ën), është dhe ai që ka shënuar më shumë në fazën e ndeshjeve me eleminim direkt, (34 gola të shënuar në ndeshjet e knock out në Champions).


"Topi i Artë 2013" është edhe golashënuesi më i mirë i vitrinës më lukzose të futbollit që është ende në aktivitet, por njëkohësisht është shumë pranë arritjes së një objektivi akoma më të madh, të bëhet goleadori më i madh i të gjitha kohërave në Champions League.

Me golin ndaj Baselit, ylli portugez arriti në kuotën e 69 golave në Champions League, vetëm dy gola larg rekordit që mbahet nga një tjetër legjendë e madhe e Real Madrid, Raul Gonzalez Blanco.

Por gjithsesi Ronaldos i duhet të shikojë edhe pas shpatullave, pasi menjëherë pas tij në vendin e tretë, vetëm me dy gola më pak se Ronaldo ndodhet dikush që quhet Lionel Messi, rivaliteti i argjentinasit si gjithmonë, edhe për këtë rekord është i garantuar. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori