De Biasi flet për fitoren e Interit: Ishin luftarak
Pëlqej
Skuadra e Interit bëri bujë të madhe më përbysjen e rezultatit kundër Tottenham në minutat e fundit.

Kështu "zi kaltërit" siguruan tre pikëshin e parë në Champions League për këtë sezon.

Ndërkohë së fundmi për këtë sfidë ka folur edhe ish-tekniku i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi i cili në një intervistë për “fcinter.it” tha:

Përshëndetje zotëri, në ndeshjen e djeshme pamë diçka pozitive në lidhje me ecurinë e skuadrës. Si e shihni garën, a mendoni se fitorja e Interit ishte e merituar?

Unë mendoj se fitorja ishte e dejtë, sepse Inter ishte luftarak dhe dëshiroi fort atë. Ata e meritonin atë sukses. Nuk ishte e letë kundër Totenhemit. Në fund Inter fitoi me meritë, është një rezultat i madh.

Ishte mbrojtja një eksperiment në këtë ndeshje, me Skriniar që luajti në krahun e djathtë?

Ishte një Inter në emergjencë nga këndvështrimi i jashtë, dhe i vetmi që mund të luante në atë pozicion ishte Skriniar. Unë natyrisht preferoj që ta shikoj si qëndror. Megjithatë mendoj se skuadra luajti shumë mirë edhe në mbrojtje. Kejn, Eriksen dhe Lukas Moura u mbuluan mirë nga mbrojtja. Për fat të keq ata pësuan një gol të çuditshëm, por Interi mbrojti mirë, si një ekip.

Dje Icardi bëri një debutim në Ligën e Kampionëve me një gol të madh. Ai tregoi se kur arrijnë topat e di si t’i vendosë situatat…

Një gol i bukur, me një cilësi të jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur për të, sepse këto gjëra i japin atij besim. Fitorja e ndihmon të rritet, kjo gjë është gjithashtu pozitive për punën e Spaletit në ekip.

Mister në nivel personal çfarë projektesh keni për të ardhmen? Kë pankinë po prisni?

Po, po pres me motivim të madh. Ka pasur disa kontakte me Kombëtare dhe me Seria A…
Shtuar më 20/09/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori