Deklarata tronditëse e Modriç: Botërori më shkatërroi
Luka Modric ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në Botërorin "Russia 2018".

Mesfushorti kroat, ndihmojë Kombëtaren e tij të ngjitej deri në finalen e Botërorit ku më pas u mund nga Franca.

Megjithatë Modriç ka marrë shuëm famë në këtë kompeticion dhe është cilësuar si lojtari më i mirë.

Por nga ana tjetër, vetë Modric, ka bërë një deklarate tronditës ku ka thënë se Botërori e ka shkatërruar fizikisht.

Botërori më ka shkaktuar një lodhje të madhe në nivel fizik dhe psikologjik. Në këto aspekte më shkatërroi. Një ezaurim të mirëfilltë, por tani po ndihem mirë ditë pas dite,” – tha mesfushori.

“Jam krenar që shokët dhe tifozët mendojnë se unë duhet të fitojë “Topin e Artë”, por nuk është një fiksim për mua. Rëndësi ka vetëm ekipi. Nëse do ta fitojë dakord, do të jem shumë i lumtur, nëse jo nuk ka problem, jeta vazhdon,” – deklaroi kroati. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori