Trajneri i Spanjës dhe një nga teknikët më të mirë të momentit, Vincente Del
Bosque, ëndërron një
finale të madhe
spanjolle mes Real Madrid dhe Barcelonës në Champions League, për t’i treguar të gjithë botës hegjemoninë e futbollit
spanjoll që po vijon ti mahnisë të gjithë.
Trajneri i kombëtares iberike është i bindur se ky do të ishte një tjetër hap shumë i rëndësishëm i futbollit
spanjoll, i cili në vitit e fundit ka dominuar çdo aktivitet ndërkombëtar, ndërsa tani ka shansin ta bëjë një gjë të tillë edhe me klubet.
"Të gjithë dëshirojmë një
finale mes Realit dhe Barçës. Në këto vite të fundit, për më shumë se një dekadë, ka pasur një hegjemoni të ekipeve
spanjolle në Evropë. Një
finale evropiane mes Real Madrid dhe Barcelonës do të jetë e shkëlqyer edhe për faktin se pjesa më e madhe e lojtarëve janë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe një përballje mes tyre do të jetë një hap më shumë për futbollin
spanjoll", deklaroi
trajneri i përfaqësueses
spanjolle.
Del
Bosque duket se nuk shqetësohet nga fakti se një nga të besuarit e tij, Iker Casillss, ka humbur vendin në formacionin e Realit dhe duke parë formën e Diego Lopez, vështirë se do ta rifitojë atë.
"Problemin e Casillas do ta zgjidhim kur të vijë koha e duhur. Ai mbetet një nga portieret më të mirë në qarkullim dhe shprersojë që shumë shpejtë të arrijë formën e tij më të mirë", tha ai, duke shtyrë për pas sezonit diskutimin nëse kapiteni do të grumbullohet apo jo për Kupën e Konfederatave. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013,
ora 11:56