Di Francesco nuk e fsheh gëzimin që ka pasi kaloi si i pari i grupit
Pëlqej
Eusebio Di Francesco është shprehur i kënaqur me kualifikimin e Romës nga pozita e parë në Grupin C që është konsideruar si “grupi i vdekjes”.

“Ishte një fitore e shkëlqyer, e vështirë, sidomos për faktin se unë nuk kam përvojë në Ligën e Kampionëve”.

“Por, është e kënaqshme, sepse askush nuk ka besuar se ne do të kualifikoheshim, të gjithë parashikonin se ne do të eliminoheshim, por ne punuam shumë, e treguam vetën dhe fituam si grup”.

“E gjitha filloi me barazimin 0-0 ndaj Atletico Madridit, kur ne sapo kishim filluar dhe po e gjenim veten, por vuajtëm dhe u mbajtëm, për atë që u tregua si pikë vendimtare”, ka thënë Di Francesco për Mediaset Premium.

Diego Perotti ishte futbollisti që e theu mbrojtjen e Qarabagut duke shënuar nga një top i kthyer pas goditjes së Edin Dzekos.

“U kërkova lojtarëve të mi të shkonin përpara në pjesën e dytë edhe pa top, sepse po të vazhdonim të bënim pasime në vend, atëherë nuk do të mund të lëviznim shumë”, ka shtuar trajneri i Romës./albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori