Di Francesco shreh keqardhjen pas eleminimit: Krenar për lojtarët
Pëlqej
Roma e pafat është jasht Champions Leahue këtë sezon. Me dy penallti të mohuara, dhe dy gola që erdhën si pasojë e gabimeve të lojtarëve roman, Liverpool arriti finalen e Kievit.

Pas takimit ka folur trajneri italian, Eusebio Di Francesco, i cili ndjen keqardhje për eliminimin.

“Ne jemi rritur me këtë përvojë, por ndjej keqardhje sepse kjo skuadër duhet të besoj më shumë”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Unë jam para së gjithash i zhgënjyer me eliminimin tonë dhe i përgëzoi lojtarët për pjesën e dytë të zhvilluar”.

“Do të jetë e rëndësishme që romakët të jenë protagonistë në Ligën e Kampionëve përsëri në sezonin e ardhshëm, por së pari duhet të sigurojmë një vend në Serie A”, tha italiani. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori