Do të këndoj sonte në Kiev, Dua Lipa tregon për kë bën tifo
Pëlqej
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa pritet të performojë sonte në mbrëmje gjatë hapjes së finales së Champions League.

Dua Lipa ka deklaruar për "UEFA.com" se është shumë e emocionuar, dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të këndonte në një eveniment të tillë siç është finalja e Champions League.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu ka treguar edhe se për cilën skuadër do të bëjë tifo sonte.

"Jam shumë e emocionuar, nuk e kisha menduar kurrë se do të përformoja ndonjëhërë në një eveniment të tilllë" ka deklarua këngëtarja.

E pyetur se cilën skuadër do të mbështes sonte Dua është përgjigjur kështu:

"Si britanike që jam, bëj tifo për Liverpool-in. Është diçka e veçantë të këndosh përpara një tifozerie angleze që ka ardhur për të mbështetur ekipin e tij. Nuk kam qënë kurrë më përparë në një ndeshje futbolli dhe mezi po e pres të shijoj emocionet që ajo të ofron" ka shtuar më pas Dua Lipa.

Dua Lipa dhe Era Istrefi janë dy këngëtaret shqiptare që do të kenë nderin të performojnë në dy kompeticionet më të mëdha të futbollit, Dua Lipa në atë të Champions League dhe Era Istrefi në Botërorit "Russia 2018". /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori