Dortmund, me mijëra në rradhë për një biletë
Tifozë të Borussia Dortund u grumbulluan që prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, duke pritur në radhë hapjen e biletarive të klubit, ku do të shiten hyrjet për gjysmëfinalet e Champions League, me Real Madrid.

Radha nisi më shumë se 24 orë përpara se të nisin shitjet zyrtare, në orën 8:30 të ditës së martë, por përballë një kërkese aq të madhe për bileta, tifozët më të zjarrtë nuk dëshironin të rrezikonin.

Disa prej tifozëve gjermanë, në mënyrë origjinale, përfituan nga dita e mirë me diell, për të marrë rreze përpara zyrave të klubit, ndërsa të tjerë, kishin marrë batanije dhe çarçafë, për të fjetur në rrugë.

Signal Iduna Park ka një kapacitet prej 80 700 spektatorësh, por numri i biletave në shitje do të jetë shumë më i ulët, pasi një pjesë e mirë e vendeve janë të rezervuara për abonentët dhe të ftuar të tjerë.

Deri në orët e pasdites të së hënës, numri i tifozëve përpara biletarisë kishte arritur në disa mijëra.

Një biletë për gjysmëfinalen me Realin kushton midis 45-170 eurosh, ndërsa në internet, ajo mund të blihet për 300 euro. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori