Drogba, Schalke kërkon fitoren në tavolinë
Ndeshja e "Turk Telekom Arena" mund të shumëzohet me zero nëse UEFA e konsideron të rregullt ankesën e Schalke 04 që ka trokitur në dyert e institucionit për të denoncuar aktivizimin e Didier Drogba nga ana e Galatasaray. Në përfundim të ndeshjes së luajtur në Stamboll që përfundoi në barazim 1-1, klubi gjerman e ka parë me skepticizëm aktivizimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë për shkak të teserimit të tij që krijoi jo pak zhurmë.

Lojtari u largua nga kinezët e Shanghai Shenhua në merkaton e dimrit duke firmosur një kontratë 18 mujore me klubin turk. Por nga ana tjetër, skuadra aziatike e kontestoi këtë transferim duke deklaruar se i kishte ende ajo të drejtat e aktivizimit të tij.

Nëse UEFA i jep të drejtë Shalkes, atëherë Galatasaray rrezikon ta humbasë takimin e parë në tavolinë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori