Didier
Drogba, sulmuesi i Galatasaray, ka treguar për mediat turke se brenda një muaji ka kuptuar se Fatih
Terim ka ngjashmëri shumë të mëdha me Jose
Mourinhon, rivalin e skuadrës turke në Champions League.
"
Mourinhon e kam si babanë tim. Ai ka një vend të veçantë në jetën time, pasi ma ndryshoi krejtësisht atë. Kam shumë kujtime nga
Mourinho.
Shpesh te Chelsea shënoja dy gola në ndeshje, por kur nuk shënoja më thoshte të rrija i qetë, sepse
shpesh edhe pa shënuar mund të isha lojtari më i mirë i ndeshjes", është shprehur sulmuesi afrikan.
Sipas
Drogba, krahasimi mes Mourinhos dhe
Terim është shumë i goditur, pasi ngjashmëritë janë shumë të mëdha mes këtyre dy trajnerëve. "
Mourinho sforcohet për të nxjerrë maksimumin nga cilido lojtar. Kjo është një nga pikat ku
Terim ngjan shumë me të. Ai është shumë afër lojtarëve dhe flet gjithmonë me ne. Faktori psikologjik është shumë i rëndësishëm në futboll dhe në këtë aspekt
Terim është jashtëzakonisht i kujdesshëm, deklaroi Didier
Drogba. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 17:39