Duan ti çojnë në SHBA, futbollistët e La Ligas kërcënojnë me grevë
Sipas disa raportimeve në mediat spanjolle La Liga pritet të lidh një kontratë ku do të detyrojë klubet që shumë prej ndeshjeve ti luaj në SHBA dhe Kanada.

Kjo vjen si një mënyrë për të përhapur sportin e futbollit edhe në Amerikë, ku prova e parë ishte faza përgatitore e kësaj vere.

Por ky vendim po has shumë kundërshti nga futbolistët e kampionati spanjol të cilët nuk kanë ndërmend të luajnë qoftë edhe një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata kërcënojnë, nëpërmjet presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, që do të përshkallëzojnë reagimin e tyre, deri në grevë, në rast se vijohet në këtë rrugë, pa marrë opinionin e tyre.

“Nuk mund të lejojmë vendime të njëanshme. Shohim se ka mungesë respekti që La Liga nuk përfshin futbollistët në këtë vendimmarrje, që ndikon drejtpërdrejt tek ata,” – deklaroi Aganzo pas një takimi që pati me kapitenët e disa skuadrave, mes të cilëve ishin edhe Sergio Ramos, Sergio Busquets, Koke, Joaquín, Bruno Soriano e Asier Illarramendi.

Përfaqësuesi kryesor i shoqatës së lojtarëve siguroi se kapitenët janë të gjithë të bashkuar dhe se janë gati të hyjnë edhe në grevë.

Ai deklaroi gjithashtu se “futbollistët nuk janë në shitje, mendojmë për tifozët, shëndetin dhe shumë gjëra të tjera”. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori