Dy humbje radhazi, a do shkarkohet Mourinho?
Puna e Jose Mourinhos si menaxher i Manchester United, duket se nuk po ecën ashtu siç pritej.

United nuk e ka nisur mirë këtë sezon në Premier League, pasi kanë humbur dy ndeshje rradhazi nga tre te luajtura gjithësej.

Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Manchester United që nga viti 1992, megjithatë mësohet se Jose Mourinho nuk do të shkarkohet nga detyra e tij si trajner i United.

Sipas Sky Sports, pavarësisht rezultateve të dobëta, Mourinho ka marrë mbështetjen nga bordi i United për të vazhduar punën e tij.

Mourinho, duket se ka edhe mbështetjen e një numri të madh të tifozëve të United, pasi edhe pse skuadra e tyre humbi, ata e duartrokitën dhe u ngritën në këmbë për të. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori