E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Dybala te Reali? Ish-trajneri i Juves shton polemikat
Paulo Dybala këtë merkato verë është përfolur për nëj kalim të mundshëm te Real Madrid, por kjo gjë nuk u arrit.

Megjithatë sipas "Don Balon", Reli nuk ka hequr dore dhe nga ana tjetër Dybala po kërkon që të largohet nga Juventus pas ardhjes së Ronaldos.

Ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për argjentinasin, që në dy ndeshjet e fundit nuk ka qenë titullar.

Ish-trajneri i Juventus, Luigi Maifredi së fundmi i ka hedhur "benzinë zjarrit" ku ka kritikuar zgjedhjen e Allegrit për të lënë në stol Dybalan.

“Aktualisht, Alegri po e vret Dibalën, duke e mbajtur në stol. Ky vendim mendoj se do t’i heqë sigurinë lojtarit, i cili për pasojë do të ketë rendiment më të ulët kur të zbresë përsëri në fushën e lojës”, tha Maifredi. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori