E bujshme! Presidenti i Chelseat cilësohet si "kërcënim për sigurinë publike"
Presidenti i skuadrës londineze, Roman Abramovich prej kohësh ka probleme me shtetin Anglez të cilët disa muaj më parë i kanë anulluar rinovimin e vizës çka ka bërë që ai të mos mundet të futet në Angli.

Por mesa duket nuk është vetëm Anglia që e ka marrë këtë vendim, pasi sipas mediave zviceriane, raportohet se Abrahamovich është cilësuar nga policia e këtij shteti si “kërcënim për sigurinë publike dhe një rrezik”, në argumentimin e saj për refuzimin e dhënies së lejes së qëndrimit në këtë vend.

Gjithashtu raportohet se Ruso-Izraeliti luftonte prej 7 muajsh një betejë ligjore me “Tamedia” në Zvicër për të ndaluar publikimin e këtij lajmi, por më në fund Gjykata i ka dhënë të drejtën ta publikojë.

Abramovich kishte aplikuar për leje rezidence në Zvicër që në vitin 2016, duke shpresuar që të bënte resortin e Verbier si qendrën e tij operative por kjo gjë i është refuzuar. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori