Tronditet futbolli italian, vdes papritur futbollisti 19-vjeçar
Ende pa u mbushur një vit nga vdekja e futbollistit Davide Astorit, futbolli italian është tronditur sot nga një tjetër tragjedi.

Sipas raportimeve në mediat italiane, futbollisti 19-vejçar Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij “Martina Calcio 1947” përmes një komunikate zyrtare.

Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon.

Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. /albeu.com/

Shtuar më 19/11/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori