E rrallë ajo që i ndodhi mbrëmë Salah, nga lojtari më i dobët në hero


Egjipti ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë mbrëmjene djeshme duke mundur Nigerinë me goleadë 6-0.

Në këtë ndeshje ka qënë i pranishëm edhe ylli i skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah i cili ishte pretagonisiti kryesor.

E veçanta e Salah në këtë ndeshje është se nga një lojë jo e mirë ku humbi dy penallti ka bërë edhe kthesën e madhe duke shënuar dy gola dhe duke dhënë 2 assiste.

Që në minutën e parë në ndeshjen kualifikues të Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Nigerisë, sulmuesit të Liverpoolit iu prit një penallti, por pas kësaj, Salahu u kundërpërgjigj me dy asistime për golat e Marëan Mohsenit dhe Ayman Ashrafit.

Salahu edhe njëherë e gjeti vetën tek pika e bardhë e penalltisë, mirëpo përsëri iu mohua goli nga portieri nigerian, Daouda Kassaly.

Pas kësaj erdhi goli tretë për Egjiptin, që e shëno ylli i Liverpoolit, e që më pas, 26-vjeçari u kujdes edhe për golin e tij të dytë personal të ndeshjes, duke e shënuar golin me kokë për ta dërguar rezultatin në 5-0.

Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, në fund shënoi golin e gjashtë për Egjiptin duke e vulosur fitoren e thellë ndaj Nigerisë./albeu.com/

Shtuar më 09/09/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori