Edhe pse 40 vjeç, pritjet e Buffon të lënë pa fjalë (VIDEO)
Legjenda italiane, Gianluigi Buffon padyshim që është një nga portierët më të mirë në të gjithë botën.

Ai tashmë si pjesë e PSG ka pasur debutimin e parë në Ligue 1, ku edhe pse 40 vjeç ka vërtetuar se ende është në gjendje të lë të paprekur rrjetën.

PSG ka mposhtuar Caen 3-0, në një ndeshje të dominuar nga parisienët, por që pa Buffonin ndoshta nuk do të fitohej me një rezultat të pastër.

Kjo dëshmohet edhe me pritjen që ai i ka bërë Thiago Silvës.

Silva ishte gati të shënojë autogol, por reagimi i pabesueshëm i Buffonit e ndaloi një gjë të tillë.

Për më shumë, shikoni videon. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori