Elsaid Hysaj te Chelsea? Mbrojtësi nuk i ndahet ish-trajnerit
Elseid Hysaj është lidhur shumë me një kalim të mundshëm në Premier League të gjigantët e Chelseas.

Por së fundmi mundësia që ky transferim të realizohet është rritur ndjeshëm.

Ish-trajneri i tij tek Napoli, Sarri tashmë do të jetë zëvendësuesi i Contes tek Chelsea dhe duke marrë parasyshë pëlqimin e tij për mbrojtësin shqiptarë Hysaj do të bëjë të pamundurën për ta marrë me vete.

Synimi është i qartë: familja “Hysaj” dëshiron që të bashkohet në Londër, ku për momentin jeton edhe motra e Elseidit.

Palët janë dakorduar për këtë lëvizje dhe kushtet kontraktuale, por tani mbetet si do të procedohet me “divorcin” nga Napoli, sepse klauzola e lirimit të Hysajt është 50 milionë euro.

Mbetet të shihet reagimi presidentit De Laurentis, nëse do të këmbëngulë në këtë shumë, apo duke e parë se dëshira e lojtarit është për të ikur, por edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideron si “mollë e ndaluar” për ta shitur, ndryshe nga paraardhësi i tij, do të bëjë zbritje të çmimit. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori