Enrique: Objektivi? Finalja e Champions-it
Një Barcelonë thuajse perfekte. Kështu preferon ta quajë skuadrën e tij Luis Enrique, teksa e përgëzon jo vetëm për kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, por edhe për faktin që blaugranat janë ende në garë për të 3 trofetë këtë sezon.

"Nëse nuk do të më kishte pëlqyer ndeshja, jam i bindur se do të gjeja diçka të gabuar në lojën tonë, por e kam të vështirë të mohoj se djemtë bënë një lojë thuajse perfekte. Gjithsesi do të ishte mendjelehtësi nëse e konsiderojmë misionin të përmbushur. Objektivi është finalja dhe me atë që pashë në fushë, besoj se mund t’ia dalim", ka thënë tekniku Blaugrana.

Në gjysmëfinale, Barça mund të përballet me Bayern Munchen. Enrique shfrytëzon rastin t’i dërgojë një kompliment ish trajnerit të blaugranave.

"Jam i lumtur që Bayerni fitoi. Më pëlqen kur shikoj miqtë e mi si Pep Guardiola që arrijnë suksese", shtoi Luis Enrique. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori