Është rradha e CR7-ës, a do të thyhet rekordi i Raul? (FOTO LAJM)

Raul - 71 gola
Dje ishte rradha e Lionel Messit, ndërsa sot e Cristiano Ronaldos. Ylli argjentinas arriti të shënonte në humbjen 3-2 të Barcelonës kundër PSG-së duke e çuar numrin e golave në Chammpions League në 68, aq sa ka edhe portugezi i Real Madrid dhe 3 më pak se rekordi që mbahet prej një kohe të gjatë nga Raul Gonzalez.

Ndërsa sot në mbrëmje në tapetin e stadiumit "Vasil Levski" të Sofjes zbret "Topi i Artë 2013", që përveç fitores me Realin e tij do të tentojë të arrijë ose të kalojë rekordin e legjendës madrilene.

Portugezi ka shënuar 8 gola në 3 ndeshjet e fundit në La Liga dhe përballë një kundërshtari modest si Ludogorets shënimi i 3 ose më shumë golave duket mëse i mundshëm.

Por nëse Ronaldo do të kalojë Raul ose jo kjo mbetet për tu parë. Tifozët presin mbretin e ri të golave në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori