Ethet e Champions, napolitanët "pushtojnë" Londrën (VIDEO)
Napoli rikthehet në Champions League pas fitores në shtëpi përballë Borussia Dortmund por kësaj rradhe do të ketë përballë një ekip dhe një teknik me eksperiencë si Arsenal dhe Arsene Wenger. Axurrët mund të mos kenë në dispozicion për këtë sfidë sulmuesin kryesor Gonzalo Higuain, por do të kenë përkrah një tifozeri të çmendur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në mbështetje të Napolit, pritet që në "Emirates Stadium" të ketë rreth 500 mijë tifozë napolitanë, numër ky që e tejkalon kapacitetin e pjesës së përcaktuar për tifozët miq.

Italianë që jetojnë në Londër por edhe të ardhur nga Italia kanë nisur të popullojnë zonat kryesore të kryeqytetit britanik që në orët e para të mëngjesit duke e nxehur përballjen disa orë para fërshëllimës së arbitrit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori