Evra: I kam thënë Tevezit, fitojmë Champions-in
Pëlqej
"Në Champions duhet të fitojmë në respekt të historisë së madhe të klubit". E kam folur gjatë me Tevezin: as ai nuk e kupton pse në vitet e fundit Juventusi nuk ka ecur përpara në Europë. Ndoshta ka qënë çështje karakteri dhe personaliteti, por do ta arrijmë edhe këtë". Këto janë fjalët e Patrice Evra për Juventus Tv.

"Nuk shoh ëndrra dhe do ta jetojmë Championsin ndeshje pas ndeshjeje. Starti me Malmon ishte pozitiv, duke ditur që ndeshja e parë në shtëpi është gjithmonë e vështirë. Me Atletico Madrid do të jetë edhe më e vështirë, por Juve ka një ekip të bukur që i bashkon eksperienca dhe rinia", është shprehur francezi Patrice Evra. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori