"FIFA 19" vjen me gafën e radhës, Petr Cech tallet me të


Video-loja FIFA shquhet se bënë shumë gabime në fomratin e kësaj loje.

Së fundmi është një foto e Petr Cech në "FIFA 19" që është bërë viralenë rrjet.

Që pas frakturës që pësoi më 2006 portieri i Arsenal, mban të veshur një helmetë sa herë që del në fushë.

Por EA Sports mesa duket ka harruar t’ia heqë helmetën edhe kur Petr Cech është duke negociuar kontratën e tij në FIFA 19.

Sa herë që portieri shfaqet në krah të agjentit të tij, ai mban helmetën e njëjtë që vesh në ndeshjet e Premier League.

Dhe normalisht që kjo skenë nuk mund të humbej nga lojtarët e FIFA-s, të cilët kanë bërë namin në Tëitter, aq shumë sa që kanë tërhequr edhe vëmendjen e Petr Cech.

Portieri i Arsenal reagon në Tëitter: “Është e gabuar…unë do të kisha veshur një kollare.” /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori