Figo: Finalja e Lisbonës, spektakolare
Ish mesfushori i Real Madrid, Luis Figo, i cili është edhe ambasadori i finales së UEFA Champions League, jep një mendim personal rreth ndeshjes që do të luhet në stadiumin "Da Luz" të Lisbonës në datën 24 Maj.

"Besoj se do të jetë një finale e veçantë pasi do të ndeshen dy ekipe nga i njëjti qytet. Besoj gjithashtu se të gjithë tifozët do të kalojnë momente të paharrueshme. Shumë njerëz do të vijnë nga Madridi në Lisbonë me makina, avionë dhe çdo mjet tjetër transporti. Dita e finales do të jetë një festë e madhe, pasi është një nga ato momente që përsëritet vetëm një herë në jetë", eshte shprehur Figo.

Në vijim, Figo flet si tifoz i Realit pasi një pjesë të mirë të karrierës e ka kaluar pikërisht në “Bernabeu”.

"Do të fitojë Reali dhe këtë e them pjesërisht edhe sepse kam luajtur për këtë skuadër. Unë shpresoj që ata të fitojnë por mund të ndodhë gjithçka. Atletico Madrid ka zhvilluar një sezon të çmendur prandaj duhet të presim dhe të mësojmë se çfarë do të ndodhë", vijoi portugezi.

41-vjeçari Luís Filipe Madeira Caeiro Figo lindi në Lisbonë dhe e nisi karrierën si profesionist me ekipin e Sportingut. Ai u aktivizua për 5 sezone te Real Madrid ku luajti 164 ndeshje dhe shënoi 36 gola. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2014, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori