Finalja e Lisbonës, ja sekretet e madrilenëve
Lisbona, kryeqendra e Portugalisë, do të ndajë më dysh kryeqendrën e Madridit më 24 maj. Por, cilat janë dy skuadrat e kryeqytetit spanjoll, që do të luftojnë për trofeun?

Reali - Rrënjët e para të klubit datojnë në fundin e viteve 1890, kur akademikë e "Institucion Libre de Ensenanza", së bashku me disa të diplomuar në Oxford dhe Cambridge, krijuan një skuadër për të luajtur për qejfin e tyre të dielave në mëngjes. Emri Futboll Klub Madrid u vendos kur klubi u bë profesionist në vitin 1902, ndërsa trofeun e parë, nga të shumtët që do të fitonin në më shumë se 100 vite histori, do e ngrinin 3 vite më pas.

Madridi u bë pjesë e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll në vitin 1909, ndërsa në vitin 1920 i shtoi klubit emrin Mbretëror (Real) me miratimin e Mbretit Alfonso XIII. Ardhja e Republikës së Dytë Spanjolle do të thoshte që emri “Real” duhej të hiqej dhe, kur gjenerali Franko erdhi në pushtet në vitin 1939, pati shumë akuza për lidhjet e të tij të ngushta me Madridin. Akuzat pas fitores 11-1 me Barcelonën në gjysmëfinalen e kthimit të kupës në vitin 1943, se policia kishte frikësuar lojtarët katalanas, mbetet një nga njollat më të mëdha të ndërhyrjes së politikës spanjolle në futboll.

Atletico - U themelua në vitin 1903 nga 3 studentë baskë, që jetonin në Madrid. Një vit më vonë, rebelët e zhgënjyer nga Reali iu bashkuan klubit tjetër të qytetit. Ngjyrat i kanë dhënë klubit nofkën “Los Colchoneros” (“prodhuesit e dyshekëve”). Sepse fanellat me shiritat bardhekuq ishin me të njëjtin dizajn që bëheshin dyshekët. Me atë çka tepronte nga copa e dyshekëve, bëheshin fanellat e skuadrës.

Ndërsa Reali ishte klubi i akademikëve dhe aristokracisë, Atletiko ishte klubi i shtresës popullore, që jetonte në jug të Madridit. Por gjatë kohës së Frankos, Atletico u shkri me Forcat Ajrore Spanjolle dhe shumë nga lojtarët ishin pjesëtarë të forcave të Gjeneralit.

Shumë historianë mendojnë se lidhja ushtarake e klubit do të thotë se Franko e kishte skuadrën e preferuar.


Ndahet Mbreti - Sigurisht që po të krahasosh historinë e trofeve të klubeve, Atletiko pranon me kënaqësi modestinë si klubi i popullit. Në Lisbonë, Reali do kërkojë trofeun e 10-të historik në Champions League, ndërsa për komshinjtë e tyre do të jetë vetëm finalja e dytë, pas asaj të vitit 1974.

Për kë do të bëjë tifo Mbreti? Thuhet se finalja e Champions-it do të ndajë edhe familjen mbretërore. Mbreti Juan Carlos mendohet të bëjë tifo për Realin, ndërsa princi Felipe do mbështesë Atleticon. Finalja e Champions-it do të jetë përballja e 155-të mes këtyre skuadrave, në një rivalitet që daton prej vitit të largët 1928.

Rekordi në kampionat nuk është shumë pozitiv për Atleticon, me vetëm 36 fitore ndaj 85 të Realit (33 ndeshje kanë përfunduar në barazim). Por sezoni i shkuar i ka ndryshuar shumë balancat në Madrid. Atletico e mundi 2-1 Realin në finalen e Kupës së Mbretit majin e shkuar, ndërsa këtë sezon i ka marrë 4 pikë në kampionat. Në Lisbonë do të shkruhet historia. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori