Flet "Fenomeni": Gjithë Europa do të flasë për këtë klub
Pëlqej
Ish sulmuesi i Brazilit, “Fenomeni” Ronaldo, duket se ka shumë aspirata për skuadrën e tij, Real Valladolid.

Ronaldo thotë se dëshiron që ta bëjë, Real Valladolid nja nga klubet më të mëdha të Europës.

“Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithë eksperiencën time, të gjitha ëndrrat e mia, gjithë emocionet e mia për këtë projekt që të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.

“Këtu nuk është në lojë vetëm reputacioni i klubit, por gjithashtu mbështetja e tifozëve dhe shpresa e gjithë qytetit. Ne presim ta bëjmë të gjithë vendin të flasë për ne dhe pse jo edhe Europën. Ne kemi një ëndërr dhe kjo është ajo ku duam të jemi (Europa). Kështu që kemi shumë punë përpara dhe jemi gati për ta bërë këtë”.

Valladolid momentalisht renditet në vendin e parafundit në tabelë, në kërkim të fitores së parë në kampionat./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori